Aksion blic, bllokohen 7 hotele luksoze në zonat turistike, ja kush janë pronarët (EMRAT-FOTO)

Publikuar tek: barometri, më 09:22 16-07-2018 Aksion blic, bllokohen 7 hotele luksoze në zonat turistike, ja kush janë pronarët (EMRAT-FOTO)

Hetimi Tatimor po vijon me kontrollet dhe verifikimin e subjekteve, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit, në të gjithë vendin.

Strukturat e specializuara të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Verior po i përqëndrojnë veprimet e tyre në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit.

Që nga data 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte, nga të cilat, për 186 subjekte u morën masa, me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh.

 “Për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 34 shkelje; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 28 shkelje; për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 25 shkelje, për “mos mbajtje të paisjes fiskale në gjendje pune” janë penalizuar 14 subjekte, për “shitje pa faturë” janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Gjithashtu, edhe nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme . Referuar të dhënave, si rezultat i tyre kontrolleve të ushtruara në datë 13 korrik, u morën masat për subjektin Spiro Dhima, me vendndodhje në Potam, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

Për subjektin Aurora Muka, me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

Për subjektin Aleksandra Basha, me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

Për subjektin Riviera Karo, me vendndodhje në Himarë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

Për subjektin Themistokli Angjeli, me vendndodhje në Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

 Për subjektin Velaudin Aliaj me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

Për subjektin Jorgo Prifti me vendndodhje në Borsh, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021234035491943
array(1) { ["section"]=> string(97) "aksion-blic-bllokohen-7-hotele-luksoze-ne-zonat-turistike-ja-kush-jane-pronaret-emrat-foto-128034" }