AKSION BLIC NË LEZHË/ Shkatërrohet rrjeti i drogës, arrestohen 6 trafikantët, mes tyre 2 VAJZA të reja (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:18 27-03-2018 AKSION BLIC NË LEZHË/ Shkatërrohet rrjeti i drogës, arrestohen 6 trafikantët, mes tyre 2 VAJZA të reja (EMRAT) Foto ilustruese

Një grup trafikantësh të lëndëve narkotike është goditur ditën e sotme nga policia në qytetin e Lezhës.

Grupi përbëhej prej 6 antëarësh, mes tyre dhe dy vajza të reja. Shtetasit e arrestuar janë:

 Nikolin Marpalaj: 49 vjeç, banues në Lezhë

Kristjan Pepaj: 25 vjeç, banues në Shkodër

Doren Pepaj: 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër

Erjon Ndoci: 29 vjeç, banues në Lezhë

Jolanda L: 29 vjeçe, banuese në Shkodër

Mirsada P: 25 vjeçe, banuese në Velipojë

Nga informacionet e marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, se në fshatin Balldren në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj, personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatiteshin për të transportuar e shitur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj janë gjetur dhe sekuestruar dhe në cilësinë e provës materiale:

160 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa,
Një armë gjahu,
Dy peshore elektronike,
12 telefona celularë të markave të ndryshme

Një automjet tip “Golf 4” në pronësi të shtetasit Kristian Pepaj, dhe një tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit Erjon Ndoci.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/2, 25, të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i Guriç në Kosovë, “Lista Serbe” merr vendimin drastik
Bashkia nënshkruan marrëveshjen, transformohet Piramida në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011365175247192
array(1) { ["section"]=> string(112) "aksion-blic-ne-lezhe-shkaterrohet-rrjeti-i-droges-arrestohen-6-trafikantet-mes-tyre-2-vajza-te-reja-emrat-114701" }