Aksion 'blic' në Vlorë, të shtëna me armë mes policisë dhe dy personave

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 29-03-2019 Aksion 'blic' në Vlorë, të shtëna me armë mes policisë dhe dy personave

Policia e Vlorës ka zhvilluar një askion 'blic' për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Aksioni është zhvilluar në lagjen '10 Korriku' të qytetit të Vlorës. Policia ka qenë në ndjekje të një mjeti, me dy persona,  ndërsa njëri prej tyre ka mundur të arratiset. Gjatë kontrollit të mjetit u gjet edhe një armë pistoletë, ndërkohë polica po kreh zonën në kërkim të personit të arratisur.

Dyshohet se gjatë këtij aksioni ka pasur të shtëna mes policisë dhe dy personave.

Ndërkohë nuk dihen detaje të tjera rreth operacionit.

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025512218475342
array(1) { ["section"]=> string(75) "aksion-blic-ne-vlore-te-shtena-me-arme-mes-policise-dhe-dy-personave-158394" }