Aksion filmash, pasi vodhi makinën e pronarit i riu shqiptar ndryshon SKENARIN

Publikuar tek: bota, më 22:13 19-12-2017 Aksion filmash, pasi vodhi makinën e pronarit i riu shqiptar ndryshon SKENARIN

 26 vjeçari shqiptar Skerdi Çelaj është arrestuar në flagrancë pasi ka vjedhur makinën e pronarit.

Është ndjekur si nëpër filma dhe sigurisht që nuk mund t’ju shpëtonte hekurave. Policia ka bashkëpunuar me pronarin e automjetit të vjedhur nga shqiptari për të mbikëqyrur çdo lëvizje të tij derisa kanë gjetur rastin më të mirë për të ndërmarrë aksionin.

 Mësohet se në kohën që policia ka qenë pranë tij dhe ka tentuar ta arrestojë, Çelaj ka tentuar të largohet, në fillim me makinë e më pas në këmbë. 26 vjeçari sakaq ishte dënuar të vuante dënim me 1 vit e gjysmë për një tjetër vepër penale

“Unë nuk kam vjedhur makinë. Autobusi më la atje. Ishte shi. Unë u bëra ujë. Ishte ftohtë. Kështu që unë shkova në atë makinë për t’u ngrohur”, ka thënë ai kur është marrë në pyetje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vladimir Putin nis fushatën për t’u rizgjedhur president i Rusisë
Rrëzohet një avion në Rusi, humbin jetën 4 persona »
Article Logic
Execution time: 0.011149883270264
array(1) { ["section"]=> string(84) "aksion-filmash-pasi-vodhi-makinen-e-pronarit-i-riu-shqiptar-ndryshon-skenarin-103700" }