Aksion i befasishëm në 7 lokalet e natës, kokainë dhe para: Në polici 10 balerina dhe 12 të tjerë të përfshirë në rrjet (EMRAT dhe VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:02 29-01-2017 Aksion i befasishëm në 7 lokalet e natës, kokainë dhe para: Në polici 10 balerina dhe 12 të tjerë të përfshirë në rrjet (EMRAT dhe VIDEO)

Një aksion i befasishëm nga policia e Durrësit ka ndodhur në 7 lokalet e natës ku janë kapur kokainë dhe para të falsifikuara. Policia ka shoqëruar 10 balerina dhe 12 persona të tjerë të përfshirë në rrjet. 

Zyrtarët blu bëjnë me dije se ka nisur proçedimi penal në ngarkim të tre shtetasve. Janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për falsifikim të monedhave dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, kanë vijuar mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, zbatimin e planit të masave, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Në kuadër të masave të ndërmarra janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe është ushtruar kontroll territori në qendër dhe zonat periferike të qytetit. Janë kontrolluar 7 lokale nate, kryesisht tallava. Janë shoqëruar 10 balerina dhe 12 shtetas të tjerë për verifikim.

Specialistët për Narkotikët filuan proçedimin penal më gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasve:

• L.Gj. 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

• D.V. 24 vjeç, banues në Durrës, pronari I lokalit, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge";

• B.K. 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge". Proçedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e natës, në pronësi të shtetasit D.V. dhe kamarier shtetasi B.K. u gjet dhe sekuestrua(në një pjatë), në cilësinë e provës materiale:

• një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u shoqëruan 7 shtetas për verifikim dhe pas veprimeve hetimore të kryera, u ngarkuan me përgjegjësi penale 3 shtetasit e lartpërmendur.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin:

• Ermir Paci 18 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale"Falsifikimi I monedhave". Gjatë kontrollit personal i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kartmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të masave të mësipërme, respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimin e mjetit jo në gjendje të dehur dhe vendosjen e rripit të sigurimit arrestuan në flagrancë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, në masën 1.00 mg/litër shtetasin:

• Erenato Nazeraj, 38 vjeç, banues në Fier.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, ku nuk do të ketë tolerime për asnjë individ që nuk respekton ligjin.


Drogë në lokalet e natës në Durrës by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kim Kardashian reagon ndaj urdhërit të Trump për ndalimin e emigrantëve, tregon me fakte dhe mbështet fuqishëm…
U hodhën miliona lekë, shikoni si janë tharë palmat e plazhit të Durrësit dhe Lushnjes (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010102987289429
array(1) { ["section"]=> string(139) "aksion-i-befasishem-ne-7-lokalet-e-nates-kokaine-dhe-para-ne-polici-10-balerina-dhe-12-te-tjere-te-perfshire-ne-rrjet-emrat-dhe-video-67026" }