Aksion I BEFASISHËM/ RENEA dhe efektivët e Vlorës RRETHOJNË lagjen ’10 korriku’ (ÇFARË PO NDODH)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:13 21-01-2020 Aksion I BEFASISHËM/ RENEA dhe efektivët e Vlorës RRETHOJNË lagjen ’10 korriku’ (ÇFARË PO NDODH) FotoArkive: Operacion i RENEAS

Forcat Speciale RENEA dhe efektivët e Policisë së Vlorës kanë rrethuar dhe po kryejnë kontrolle në lagjen 10 korriku të qytetit.

Paraprakisht, mësohet se kontrolle intensive po kryhen nga Forcat Speciale në zonë për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale. Edhe në disa zona të tjera të Vlorës janë zhvilluar kontrolle të befasishme që prej arrestimit të 47 vjeçarit Xhevahir Jonuzi.

Kujtojmë se, tre ditë më parë Jonuzi u arrestua pas një operacioni të vështirë në zonën e Vlorës, ku u rrezikua seriozisht jeta e efektivëve të RENEAS, pasi ky shtetas i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 25 vite për “Vrasje me paramendim”, hapi zjarr ndaj efektivëve që shkuan për ta arrestuar. 

Gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit, Xhveahir Jonuzi mbeti i plagosur dhe ishin efektivët e RENEAS që i dhanë ndihmën e parë e më pas e dërguan në spital për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066840648651123
array(1) { ["section"]=> string(98) "aksion-i-befasishem-renea-dhe-efektivet-e-vlores-rrethojne-lagjen-10-korriku-cfare-po-ndodh-192752" }