Një aksion policor është zhvilluar disa çaste më parë në Tiranë për ndalimin e një shoferi që nuk i është bingur urdhrit të bluve.
Shoferi nga Tropoja që drejtonte një mjet tip Touareg, nuk i ka ndaluar policisë në momentin që i është bërë me shenjë, dhe është larguar me shpejtësi.
Forcat e policisë janë vënë menjëherë në ndjekie të tij, duke qëlluar edhe me pistoletë në ajër.
Gjatë ndjekies shoferi i Touareg-ut ka përplasur tre mjete të tjera. Pas rreth 30 minuta ndjekie ai rënë në prangat e policisë, të cilët gajtë kontrollit i kanë gjetur edhe një armë zjarri pistoletë në makinë.