Aksion i madh antikontrabandë në Durrës, sekuestrohen mbi 1 milion e 200 mijë paketa cigaresh

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 12-07-2019 Aksion i madh antikontrabandë në Durrës, sekuestrohen mbi 1 milion e 200 mijë paketa cigaresh

Mbi 1 milion e 247 mijë paketa cigaresh janë kapur nga Hetimi Doganor në Portin e Durrësit.

Mësohet se sektori kundër hyrjes së mallrave kontrabandë në territorin e Shqipërisë ka sekuestuar 2500 koli me paketa cigaresh në Portin e Durrësit të markës 'Manchester' të tipit 'Black Queen' dhe Blue Queen'.

Sasia e cigareve të cilat po hynin në mënyrë të paligjshme janë kapur gjatë një kontrolli të agjentëve në një nga kontenioerët e shkarkuar në port, ndërsa vlera totale e cigareve përllogaritet në afro 180 milionë lekë.

Sakaq, deri tani nuk ka informacion se kujt i përkisnin paketat kontrabandë që po të hynin në vendin tonë.

malboro.jpgauto_auto_cig-592x35815148248741528229362.jpg5d28c970471a5manche1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13145518302917
array(1) { ["section"]=> string(99) "aksion-i-madh-antikontrabande-ne-durres-sekuestrohen-mbi-1-milion-e-200-mije-paketa-cigaresh-172016" }