Aksion i madh në Turqi, neutralizohen 57 terroristë

Publikuar tek: bota, më 09:27 24-06-2019 Aksion i madh në Turqi, neutralizohen 57 terroristë Foto ilustruese

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar gjithësej 57 terroristë gjatë ofensivës antiterroriste 'Kthetra' në veri të Irakut.

Sipas njoftimit të Ministrisë turke të Mbrojtjes, gjatë operacionit janë neutralizuar 6 terroristë të PKK-së, ndërsa numri i tyre është rritur në 57.

Ministria më herët njoftoi se në kuadër të operacionit, të nisur më 27 maj në rajonin Hakurk në veri të Irakut, avionët turq kanë goditur strehimoret, bunkerët dhe depot e armëve të organizatës terroriste PKK.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.077666044235229
array(1) { ["section"]=> string(57) "aksion-i-madh-ne-turqi-neutralizohen-57-terroriste-169483" }