Aksion i madh policor në 'Call Center', ky shtet arreston gati 500 punonjës të Forex dhe Binary

Publikuar tek: bota, më 18:10 07-06-2018 Aksion i madh policor në 'Call Center', ky shtet arreston gati 500 punonjës të Forex dhe Binary

Një aksion i madh policor është zhvilluar në 'Call Center'-at ilegalë në Filipine ku janë arrestuar 474 punonjës.

Bëhet fjalë për Call Center që funksionojnë si qendra të investimit në bursë dhe targetojnë klientë në Europën Perëndimore që të depozitojnë kursimet e tyre në produkte financiare me rrezik të lartë.

Të tilla janë Forex dhe Binary trade, që janë shpallur ilegale në shumë vende të botës përfshi SHBA dhe BE, për shkak se humbjet e investitorëve të pasofistikuar arrijnë në miliona euro përmes skemave mashtruese.

Newsbomb.al raportoi dje se sipas burimeve të “FM”, një operacion i ngjashëm është zhvilluar kohët e fundit edhe në Shqipëri. Megjithëse informacioni zyrtar mungon.

Dhjetra Call Center Forex dhe Binary u bastisën rreth një muaj më parë nga autoritetet në Ukrainë.

Ndërsa pjesa më e madhe e këtyre qendrave telefonike në Shqipëri operojnë në fshehtësi, ka dhe nga ato që kanë fituar licencë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015810012817383
array(1) { ["section"]=> string(99) "aksion-i-madh-policor-ne-call-center-ky-shtet-arreston-gati-500-punonjes-te-forex-dhe-binary-123620" }