Policia Kufitare ka zhvilluar ditën e sotme kontrolle të befasishme të varkave turistike të operatorëve që kryejnë linjat e ishullit të Sazanit dhe Karaburunit.
Qëllim i aksionit ka qenë kontrolli i dokumentacionit të operatorëve turistik, ndërsa policia ka nxjerrë me forcë rreth 70 turistë vendas dhe të huaj. Për rreth 2 orë është bllokuar qarkullimi i këtyre mjeteve lundruese, ndërsa në përfundim të operacionit nuk është konstatuar asnjë shkelje. I pranishëm gjatë kontrollit të policisë ka qenë edhe kandidati i pavarur për qytetin e Vlorës në zgjedhjet vendore të këtij viti, Vasil Bedinaj.
Kontrolli i policisë është kryer në pikun e fluksit të turistëve të cilët zgjedhin të vizitojnë ishullin e Sazanit dhe Karaburunin por kësaj here iu është dashur t’i anulojnë planet.