Aksione “blic” në Lezhë, kontrolle nëpër rrugë, automjete, lokale dhe banesa: Çfarë po kërkon policia (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:13 18-01-2017
Lezhe-Aksion by newsbomb-al

Kontrolle në akset rrugore nacionale, në  automjete, lokale si dhe banesa  me qëllim kapjen e  personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë , si dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve.

Sakaq, policia e Lezhës ka sekuestruar një armë zjarri dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e  armës.

Efektivat  e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ,  në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të zbatimit të planit të masave për  rritjen e parametrave të sigurisë publike, goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje,  si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ,  kanë intensifikuar kontrollet në terren, akse rrugore, të automjeteve, lokaleve , personave  si dhe banesave  ku kishin informacion se mund të srehohen persona të shpallur në kërkim.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi :

 * Bledar Sula , 30 vjeç, banues në Lezhë

Gjatë kontrollit të befasishëm të  ushtruar në një lokal ku ndodhej edhe shtetasi Bledar Sula , në momentin që ka parë efektivët e policisë ,  ky shtetas ka lëvizur me shpejtësi tek tualeti i lokalit ku ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit pistoletë Bereta  të cilën e mbante pa leje.

Menjëherë  efektivët e policisë kanë bërë kontrollin e vendit përreth ku kanë  gjetur  dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe 13 (trembëdhjetë) fishekë  në cilësinë e proves materiale.

 Materialet procedurale u referuan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit "  parashikuar nga  neni 278 i Kodit Penal.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e parametrave të  sigurisë dhe  goditjen e veprimtarive kriminale

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rreh të bijën 13-vjeçare dhe kryen vepra të turpshme, arrestohet babai (Emri)
2 aksione të befasishme në Vlorë, policia arreston 31 vjeçarin »
Article Logic
Execution time: 0.010272979736328
array(1) { ["section"]=> string(107) "aksione-blic-ne-lezhe-kontrolle-neper-rruge-automjete-lokale-dhe-banesa-cfare-po-kerkon-policia-video-65883" }