Aksione blic në Tiranë, arrestohet pronari i një lokali nate, ndalohen 8 të tjerë (AKUZAT-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:55 26-05-2019 Aksione blic në Tiranë, arrestohet pronari i një lokali nate, ndalohen 8 të tjerë (AKUZAT-VIDEO)

Gjatë kontrolleve të befasishme në kryeqytet, autoritetet kanë arrestuar një pronar lokali nate dhe kane ndaluar 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ( pronar dhe menaxher i lokalit),  i dënuar më parë për veprën penale të  “Mashtrimit”.  Policia procedoi edhe shtetasin F. G., dhe shtetasen D.K. për veprën penale "Moskallëzim krimi", 

Ndërkohë policia e Tiranës ndaloi 6 personat e shpallur në kërkim me iniciale I.M., A S, A.S, R K, Sh.K. dhe A.K.

Autoritetet sekuestruan një armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate  celular.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.

Finalizohet operacioni "Fundjava"

Kontrolle  të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Në operacion Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ,  “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë" dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë .

Gjatë kontrolleve kapet një person që qarkullonte me armë zjarri.

Arrestohet në flagrancë një pronar  i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, kapen dhe ndalohen 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate  celular.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e  personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Fundjava".

Si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrrolli i ushtruar nga Forcat "Shigjeta", në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë,  është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.  Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit  është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme  dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave :

  1. R., 45 vjeç banues në Tiranë

G.M.,38 vjeç,  banues  në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’  dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër  dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjezit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I,  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  gjetën në   banak  të fshehura  11 doza të dyshuara me  lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.  Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge", i  shtetasi :

Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit),  i dënuar më parë për veprën penale të  “Mashtrimit”.  Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë  për veprën penale  "Moskallëzim krimi",  shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve  nga Patrullat e Përgjithsme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë  të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit:

 I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,

A S, për veprën penale “Dhuna në familje”, 

 A.S, për veprën penale “Mashtrimi”.

 R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”,

Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,

A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14836502075195
array(1) { ["section"]=> string(99) "aksione-blic-ne-tirane-arrestohet-pronari-i-nje-lokali-nate-ndalohen-8-te-tjere-akuzat-video-165756" }