Aksioni anti-informalitetit, drejtoresha Ibrahimaj: Hidrokarburet patën rritje, por deklaronin rënie

Publikuar tek: ekonomi, më 20:29 06-09-2019 Aksioni anti-informalitetit, drejtoresha Ibrahimaj: Hidrokarburet patën rritje, por deklaronin rënie Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj duke folur për aksionin anti-informalitetit gjatë sezonit të verës, ka thënë se plani është tejkaluar.

E ftuar në Report Tv, Ibrahimaj tha se kontrollet nisën si pasojë e deklarimeve në rënie të sektorit të hhidrokarbureve, në një kohë kur rritja ishte e lartë.

‘Gjatë muajit gusht plani ynë u realizua dhe u tejkalua. Rezultati i tatimit mbi vlerën e shtuar ka pasur një rezultat shumë të lartë. Paketa fiskale është bërë 8% duke nxitur deklarimin. Masat tona do të normalizojnë situatën

Kemi bërë një analizë të atyre sektorëve që ngadalësojnë deklarimin e TVSH-së. Sektori i hidrokarbureve ka pasur rritje të eksportit duke sjellë rritje të turizmit. Rënia deklarimit të tyre na ka nxitur të ushtrojmë kontrolle. Plani jonë është ndërlidhur me disa institucione. Kemi bashkëpunuar në mënyrë që aksioni të jepte këto efekte. Sektori i hidrokarbureve na ka rezultuar me rënie të deklarimit të TVSH-së gjë të cilën nuk e justifikojnë të ardhurat e ardhura prej saj’, tha drejtoresha e Tatimeve Delina Brahimaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099191665649414
array(1) { ["section"]=> string(104) "aksioni-anti-informalitetit-drejtoresha-ibrahimaj-hidrokarburet-paten-rritje-por-deklaronin-renie-177557" }