Aksioni antikanabis, urdhëri i prerë i Ardi Veliut për “kokat” e policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:11 28-03-2018 Aksioni antikanabis, urdhëri i prerë i Ardi Veliut për “kokat” e policisë Ardi Veliu, drejtor i pergjithshem i policise se shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu urdhëron të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë e Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit që të kontrollojnë të gjitha ambientet e mbyllura, si serat, depot, tunelet, ish repartet ushtarake, shtëpitë e braktisura, me qëllim luftën kundër kanabisit.

Sipas Veliut ambientet e mbyllura konsiderohetn si zona me rrisk e më hërët është vënë re mosidentifikim e mosangazhim për ti vënë nën kontroll. Në kuadër të kësaj, drejtori i policisë kërkon nga “kokat” e policisë masat e nevojshme, me qëllim intensifikimin e punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

 

URDHRI

“Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vitin 2018-të, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, urdhrit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të vitit 2017-të për dokumentimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, lidhur me goditjen e kësaj veprimtarie dhe takimit të zhvilluar në janar të këtij viti mbi rikontrollin e ambienteve të mbyllura me risk për kultivimin e lëndëve narkotike, të cilat angazhojnë strukturat e Policisë së Shtetit për kontrollin e territorit, duke përqendruar vëmendjen në kontrollin e serave, depove, tuneleve, ishreparteve ushtarake, shtëpi të braktisura etj.

Nisur nga problematika e hasur gjatë zhvillimit të operacionit policor, ku në ditët e para nuk u angazhuan me kontrollin e territorit që mbulojnë Drejtoritë Vendore dhe ato të Kufirit e Migracionit, si dhe mosidentifikimi i ambienteve të mbyllura me risk për kultivimin e bimëve narkotike dhe zbatimin e saktë të shërbimeve për kontrollin e tyre, e veçanërisht në zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike.

Sa u tha më sipër, me qëllim intensifikimin e punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, nga ana e drejtuesve të Drejtorive Vendore të Policisë kërkohen të gjitha masat e nevojshme, duke nisur që më datë 9 mars 2018-të”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Femrat shqiptare të parat në Europë që zgjedhin të studiojnë shkenca (SHIFRAT)
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, arrestohet ZYRTARI i shpallur në kërkim (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010327100753784
array(1) { ["section"]=> string(77) "aksioni-antikanabis-urdheri-i-prere-i-ardi-veliut-per-kokat-e-policise-114772" }