Aksioni i madh i antidrogës me 19 të arrestuar/ GJKKO kthen në Kukës gjykimin për vëllain e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:35 08-07-2020 Aksioni i madh i antidrogës me 19 të arrestuar/ GJKKO kthen në Kukës gjykimin për vëllain e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thyer në Gjykatën e Kukësit çështjen e 2 prej personave, nga 19 të arrestuarit gjatë një operacioni për kultivimin e kanabisit në Fushë-Arrëz.

Trupa gjykuese me në krye Sokol Binaj, ka pranuar ankimimet e të arrestuarve, Arben Tuçi, i cili është edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi dhe Durim Vatës, duke bërë kështu që çështja të dalë jashtë juridiksionit të GJKKO-së dhe SPAK, duke e kaluar kështu dosjen në gjykatën e Kukësit.

Masën për 17 të tjerët Apeli i GJKKO e ka shtyrë për në 10 korrik.

Kujtojmë që policia ka arrestuar 19 persona, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit Arben Tuci gjatë një operacioni antidrogë në Fushë-Arrëz.

Lexo edhe: Aksioni i madh antidrogë, policia zbardh operacionin: 19 të arrestuar, mes tyre vëllai i kryebashkiakut dhe 2 oficerë (DETAJET-VIDEO)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092339515686035
array(1) { ["section"]=> string(129) "aksioni-i-madh-i-antidroges-me-19-te-arrestuar-gjkko-kthen-ne-kukes-gjykimin-per-vellain-e-kryebashkiakut-te-fushe-arrezit-213243" }