Aksioni i policisë në Tiranë: Arrestime, gjoba, bllokime...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 11-02-2018 Aksioni i policisë në Tiranë: Arrestime, gjoba, bllokime...

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë fundjavës ka ushtruar një sërë kontrollesh në autostradë dhe në akset rrugore në brendësi të Tiranës.

Në të gjitha rrugët e Tiranës janë ushtruar kontrolle me Drager, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke u kthyer në rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku nga alkool testet ka rezultuar se sasia e alkoolit të kosumuar varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.29 mg/l.

Si dhe një drejtues mjeti i pa paisur me Leje Drejtimi.

Janë tërhequr 89 Leje drejtimi , nga këto:

29 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit , që varionte nga 0.22mg/l deri në 0.49 mg/l

47 Leje Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, si në autostradë ashtu edhe në qendrat e banuara brenda qytetit të Tiranës, shpejtësi që varionin në autostradë deri në 219 km/orë dhe në qendrat e banuara deri në 106 km/orë .

13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Po gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku janë vendosur gjithësej 898 masa adminsitrative, nga këto:

• 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit

• 85 masa për parakalim të gabuar

• 98 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

• 10 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit

• 60 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe 11 pa kontroll teknik të mjetit

• 568 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 9 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 5 masa a adminsitrative.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Abuzim me pronat në Ishëm, burg për 2 ish-zyrtarët (EMRAT)
Fshati bllokohet nga dëbora 55 cm, apel për ndihmë »
Article Logic
Execution time: 0.010854959487915
array(1) { ["section"]=> string(60) "aksioni-i-policise-ne-tirane-arrestime-gjoba-bllokime-109911" }