Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, 33 të arrestuar

Publikuar tek: aktualitet, më 11:02 15-02-2015 Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, 33 të arrestuar

Në njoftimin për mediat të Policisë së Shtetit thuhet se “Vijon puna në të gjithë vendin dhe gjatë kësaj jave kanë vepruar 130 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE dhe janë kryer kontrolle të përbashkëta në 6.722 raste”.

Nga aksioni i policisë në bashkëpunim me OSHEE, janë arrestuar në flagrancë 33 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim 38 persona.

“Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina ngjit bordurën
Akuzat e PD, reagon kreu i Këshillit të Agrobiznesit »
Article Logic
Execution time: 0.011113882064819
array(1) { ["section"]=> string(57) "aksioni-kunder-vjedhjes-se-energjise-33-te-arrestuar-3383" }