Aksioni opozitar, Basha ditë të ngjeshur me takime (AXHENDA)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:32 15-05-2019 Aksioni opozitar, Basha ditë të ngjeshur me takime (AXHENDA)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të ketë sot një ditë të ngjeshur me takime.

Në orën 11:30, Basha do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu.

Më pas në 13:00, kryedemokrati do të ketë një mbledhje me kryetarët e bashkive të djathta.

Pasdite në 17:00, Basha do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Kryesinë e PD-së dhe grupin parlamentar.

Në fokus të këtyre takimeve mendohet të jetë aksioni politik i opozitës, kriza politike dhe zgjedhjet e 30 Qershorit.

'Ky është momenti për të intensifikuar dhe për te vazhduar me vendosmëri betejën tonë', tha Basha një ditë më parë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033329010009766
array(1) { ["section"]=> string(64) "aksioni-opozitar-basha-dite-te-ngjeshur-me-takime-axhenda-164387" }