Aksioni për ujin, arrestohet biznesmeni (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:40 01-02-2018 Aksioni për ujin, arrestohet biznesmeni (DETAJE)

Ujëjsellës Kanalizime Durrës ka nizur sot fazën e dytë të aksionit të reformës së ujit. Në kuadër të këtij aksioni  është zbuluar një biznes në Vorë me lidhje të paligjshme, ndërsa është ndaluar pronari, me iniciale A.E, i cili do të ndiqet penalisht.

Ujëjsellës Kanalizime Durrës bën me dije se pas fushatës së sensibilizimit, grupet e task-forcës kanë dalë në terren për një kontroll të imtësishëm të të gjithë biznesve. Ujësjellësi ka nxjerrë në terren 4 grupe, të cilët mbështeten nga policia e rendit dhe ajo bashkiake. Drejtori i ujësjellësit të Durrësit Spartak Kovaçi shprehet se duke nisur nga sot nuk do të tolerohet asnjë subjekt që nuk ka kontratë apo gjendet me lidhje të paligjshme, pasi për ta do të ketë ndjekje penale.

Ndërsa kryeinxhinieri i ujësjellësit të Durrësit Gerald Dautaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të nxitojnë sa janë ende në afat, pasi pretendimet për ata që abuzojnë me vjedhjen e ujit të pijshëm do të zbulohen menjëherë qoftë me analizat që kryhen në moment, ashtu edhe me kamerën-sondë që kontrollon pjesën e brendeshme të tubacioneve.

Familjarët që akoma nuk kanë kontarata apo debi ndaj ujësjellësit kanë kohë deri në fund të muajit shkurt, ndërsa për bizneset periudha e pritjes ka përfunduar. Në dy muajt e fundit, dhjetor dhe janë, në sportelet e ujësjellës kanalizime Durrës janë lidhur në total 1200 aktmarrëveshje për pagesën e debisë me anë të kësteve. gjithashtu po për këtë periudhë janë lidhur edhe 780 kontrata të reja për furnizimin me ujë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhdukja e 4.4 milionë litra naftë “virxhin”, ish-zv.drejtoresha e Doganave fajtore, sa vjet burg rrezikon (HETIMI I PROKURORISË)
Godet punonjësin e Ujësjellësit, Prokuroria e heton të riun në gjendje të lirë »
Article Logic
Execution time: 0.0098040103912354
array(1) { ["section"]=> string(52) "aksioni-per-ujin-arrestohet-biznesmeni-detaje-108737" }