Aksioni për zbulimin e parcelave me drogë, Gjunkshi akuza Leshjat: Aktivizuat 1600 policë për kanabis por na tregoni parcelat me misër

Publikuar tek: politike, më 20:42 20-08-2019 Aksioni për zbulimin e parcelave me drogë, Gjunkshi akuza Leshjat: Aktivizuat 1600 policë për kanabis por na tregoni parcelat me misër Foto e shperndare nga ish-deputeti Xhemal Gjunkshi

Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka akuzon ministrin e Brendshëm Lleshaj se ka dështuar me planin për zbulimin dhe parandalimin e parcelave të mbjella me kanabis.

Gjunkshi shkruan se me urdhët të ministrit Sandër Lleshaj janë aktivizuar në terren afro 1600 forca policie të cilat sipas tij, deri tani kanë zbuluar 133 rrënjë kanabis sativa.

‘Kush jane ata qe e kane lejuar qe te shkohet ne kete gjendje? Ku eshte pergjegjesia e drejtuesve te Narko- Policise? Fajtore nuk ka, perkundrazi sic ka ndodhur gjithmone drejtuesit e policise shperblehen dhe gradohen ne detyra te larta. Ky eshte modeli qe keni treguar deri tani. Ku eshte pergjegjesia e Ministrit te Brendshem qe ka mashtruar haptazi opinionin publik, qe me nje papergjegjshmeri toatale, vetem mashtron. Mos i tregoni popullit parcelat e mbjella me miser. Tregoni parcelat e mbjella me kanabis’, shkruan ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi.

POSTIMI I PLOTË I XHEMAL GJUNKSHIT:

Deshtimi dhe kapitullimi i Narko-Shtetit.

Me date 09.05.2019 Ministri i Brendshem, ne takimin me strukturat drejtuese te Pushtetit Vendor dhe te Policise se Shtetit deklaron:

“Roli dhe përgjegjësia e autoriteteve qofshin vendore, është përgjegjësia e drejtëpërdrejte e drejtuesve që operojnë në çdo pjesë të vendit. 
Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj”.

Narko-Shteti paska aktivizuar 1600 forca policie per te zbuluar 133 bime narkotike ?.

133 bime narkotike i asgjeson minimumi vetem nje polic.

Kush e dha urdherin per te aktvizuar 1600 forca policie?

Ishte e domsdoshme prononcimi dhe deklarimi i institucioneve me prestigjoze nderkombetare, qe Shqiperia eshte kthyer ne Columbia e Europes, qe Narko-Qeveria te shtoje numrin e policeve per kontrollin e territorit, pasi perbejme rrezik jo vetem per Sigurine Kombetare, por edhe nje rrezik per Sigurine Rajonale.

Mos kemi te bejme me “alarme te rreme”?
Me cfare kemi te bejme ne kete rast? 
Me mungese te burimeve njerzore?
Me mungese te kapaciteteve operacionale?
Me paaftesi profesionale?
Me “mungese pervoje”?

Apo me nje mirorganizim te struktuar dhe te bashkerenduar te strukturave te Policise me Krimin e organizuar.

Kush jane ata qe e kane lejuar qe te shkohet ne kete gjendje?

Ku eshte pergjegjesia e drejtuesve te Narko- Policise?
Fajtore nuk ka, perkundrazi sic ka ndodhur gjithmone drejtuesit e policise shperblehen dhe gradohen ne detyra te larta.
Ky eshte modeli qe keni treguar deri tani.
Ku eshte pergjegjesia e Ministrit te Brendshem qe ka mashtruar haptazi opinionin publik, qe me nje papergjegjshmeri toatale, vetem mashtron.

Mos i tregoni popullit parcelat e mbjella me miser.

Tregoni parcelat e mbjella me kanabis.

Populli thote:

Dielli nuk mbulohet me shoshe.

Mashtrimit te Narko-Qeverise po i vjen kapitullimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071530342102051
array(1) { ["section"]=> string(139) "aksioni-per-zbulimin-e-parcelave-me-droge-gjunkshi-akuza-leshjat-aktivizuat-1600-police-per-kanabis-por-na-tregoni-parcelat-me-miser-175891" }