‘Akt poshtërrues: Greqia ka marrë fushat e gazit dhe naftës më të mëdha të Jonit..’

Publikuar tek: politike, më 17:34 25-02-2018 ‘Akt poshtërrues: Greqia ka marrë fushat e gazit dhe naftës më të mëdha të Jonit..’

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se qeveria e kryeministrit Rama ka rënë dakort me palën greke për t’i dhënë këtyre të fundit fushat me naftë dhe gaz më të mëdha në detin Jon.

Sipas Berishës palët kanë rënë dakort edhe për zhdukjen e termit “çam” dhe “Çamëri” nga tekstet shkollore. Ish kryeministri e quan këtë një nga aktet më poshtëruese të historisë tonë kombëtare.

Shkrimi i plotë:

Kapitullimi i Edvinit dhe Ditziut te tij per çeshtjen çame, eshte akti me poshterues ne historine tone!

Te dashur miq, Ministri i jashtem i Greqise informoi nje deputet grek me nje leter te botuar ne media, se ne negociatat me Ramen dhe Ditziun e tij ai jo vetem ka siguruar fushat e gazit dhe naftes me te medha te Jonit dhe Mesdheut per Greqine por edhe se me palen shqiptare kane rene dakord qe te fshihen nga faqja e dheut fjalet “çam” dhe “Çameri”, te zhduken keto fjale nga tekstet, botimet, nga historia jone kombetare, gjeografia, debatet dhe çdo gje tjeter.

Kjo kerkese per palen greke perben kerkesen me albanofobe, fondamentaliste, te pashembullt ne historine e marredhenieve nderkombetare dhe une e kam denoncuar kete me forcen me te madhe.

Por vet diskutimi dhe pranimi i kesaj kerkese nga Edvini dhe Ditziu i tij eshte kapitullimi me poshterues i rregjistruar ndonjehere ne historine tone.

Me kete akt te paimagjinueshem Rama dhe Ditziu i tij kane tejkaluar edhe masakrat e Zerves dhe barbarite e Enver Hoxhes ndaj popullates te martirizuar te Çamerise dhe dheut shekullor te saj. Edi Rama dhe Ditziu i tij kane shkelmuar mbi gjakun, vuajtjen, sakrificat mbinjerezore te çameve, kontributin e tyre te pavdekshem ne historine tone kombetare por edhe ne lirine e kombit grek, themelimin dhe konsolidimin e Greqise se lire dhe te pavarur.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te nje tradhetie te pashembullt ne historine e kombit tone, kete pabesi dhe thike te tmerrshme mbas shpine ndaj çameve dhe Çamerise se martirizuar, u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi ne revolta kunder kesaj klike neobllokmenesh, qe per karriken e vet jane gati te shesin ne treg jo vetem çamet dhe Çamerine por edhe identitetin e kombit shqiptar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012010812759399
array(1) { ["section"]=> string(85) "akt-poshterrues-greqia-ka-marre-fushat-e-gazit-dhe-naftes-me-te-medha-te-jonit-111429" }