Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e djeshme makinës së prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçit.
Çela ka theksuar se vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe se këto akte të tilla cënojnë rendin dhe sigurinë.
Ndër të tjera kryeprokurori ka nënvizuar se institucionet e drejtësisë janë të angazhuara për të vënë para drejtësisë autorët, si dhe ka inkurajuar magjistratët që të kryejnë me përgjegjësi detyrën. Kryeprokurori shtoi se këto akte të tilla synojnë pengimin e funksionimit të drejtësisë.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në Vlorë automjeti tip 'Volkwagen' nën pronësinë e prokurorit Albert Kuliçi është hedhur në erë me eksploziv.