Akte terroriste në Itali, arrestohet në Shqipëri Alban Elezi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 25-03-2015 Akte terroriste në Itali, arrestohet në Shqipëri Alban Elezi Alban Elezi

Është arrestuar sot në mëngjes, pas kërkesës së hetuesve ndërkombëtarë Alban Elezi, 38 vjeç nga Kavaja. Elezi kërkohet për terrorizëm. Operacioni Shqipëri-Itali për neutralizimin e të dyshuarëve është realizyar nga Interpol Tirana, policia e Kavajës dhe Interpol Roma.

“Sot më datë 25.03.2015 , në orët e para të mëngjezit , në Kavajë, nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë ekzekutimi i Urdhërit të kërkimit Ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit : Alban Haki Elezi, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë.Arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia/Itali në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale “Akte Terroriste” parashikuar nga neni 270 quarter të K.Penal Italian.”, deklaron policia shqiptare.

Elezi dyshohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar terrorist për rekrutimin e xhihadistëve dhe do të gjykohet në Brescia.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”, thekson në deklaratë policia.

Ditën e djeshme, po me akuzat e terrorizmit janë gjykuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda 9 persona, mes tyre 2 imamë. Pesë prej tyre nuk kanë pranuar të mbrohen me avokatë, duke kërkuar gjykimin sipas sheriatit. ''Vetëm Allahu na gjykon'', kanë thënë të akuzuarit. Ata rrezikojnë 20 vjet burg nëse gjykata vendos që akuzat janë me bazë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lirohet “Ben Qimja”, Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ekstradim
Policia 35 min kontroll në banesën e Doshit, sekuestrojnë kompjuterin dhe USB »
Article Logic
Execution time: 0.011538028717041
array(1) { ["section"]=> string(64) "akte-terroriste-ne-itali-arrestohet-ne-shqiperi-alban-elezi-6870" }