'Akti i Ilir Metës provë ulëritëse e lepurit që fle në barkun e të keqes', Rama: Duke shkuar në zgjedhje më këtë dhimbje koke...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 13-06-2019 'Akti i Ilir Metës provë ulëritëse e lepurit që fle në barkun e të keqes', Rama: Duke shkuar në zgjedhje më këtë dhimbje koke...

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur nga foltorja e Kuvendit se nuk ka asgjë që i tund nga 30 Qershori.

'Nuk ka asgjë që na tund nga 30 qershori. Duke shkuar në zgjedhje me këtë dhimbjë koke që ka shkaktuar arratisja e opozitës nga parlamenti ne sigurisht që nuk garantojmë dot larminë e plotë prulariste të produktit të zgjedhjeve. E keqja e këtyre zgjedhjeve bëhet nga qëllimi i atyre që duan të vrasin zgjedhjet për ta kthyer humbjen e tyre në një fitore kundër Shqipërisë', u shpreh Rama.

Më tej kryeministri foli edhe për vendimin e presidentit Ilir meta për anullimin e zgjedhjeve. Sipas kryeministrit akti i Metës është prova më ulëritëse e lepurit që fle në barkun e të keqes.

'Akti i Ilir Metës është prova më ulëritëse e lepurit që fle në barkun e të keqes. Ne jemi të dënuar ta marrim përsipër këtë kosto për të mos lejuar që kosotja t'i kalojë Shqipërisë.

Shtyrja e zgjedhjeve do të ishte nje e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi Shqipërinë. Kjo që po ndodh nuk është as e pandodhur as e papritur në historinë tonë të trazuar madje kjo është seria e dytë e filmit që ka filluar dy vite më parë. E  mbajnë mend te gjithë kur të njëjtit njerëz të udhëhequr nga i njëjti zjarrvënës, Sali Berisha dhe drejtuar nga i njëjti llafazan dembel, Lulzim Basha ikën nga parlamenti për të mos votuar vettingun dhe u mbyllën në një bunker plastmasi poshtë zyrës sime' u shpreh Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069088935852051
array(1) { ["section"]=> string(128) "akti-i-ilir-metes-prove-uleritese-e-lepurit-qe-fle-ne-barkun-e-te-keqes-rama-duke-shkuar-ne-zgjedhje-me-kete-dhimbje-koke-168063" }