“Akti Patriotik” i SHBA skadon sot, a do të ndalojnë përgjimet e "NSA"?

Publikuar tek: bota, më 21:02 31-05-2015 “Akti Patriotik” i SHBA skadon sot, a do të ndalojnë përgjimet e

“Akti Patriotik” është një legjislacion që u miratua nga Kongresi Amerikan vetëm 6 javë pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit me qëllim forcimin e Shteteve të Bashkaura në luftën kundër terrorizmit, sidomos rreziqeve që vijnë nga brenda.

Nëse nuk zgjatet përkohësisht afati, “Akti Patriotik”, apo “Patriot Act” skadon këtë të dielë. Ja çfarë ndikimi të menjëhershëm do të ketë nëse një gjë e tillë ndodh.

Dispozita “Ujku i vetëm” do të skadojë. Kjo i lejon inteligjencës dhe agjensive të zbatimit të ligjit të targetojnë dhe të survejojnë terroristët e dyshuar që veprojnë vetëm pa patur lidhje me gripe terroriste. Ky ligj nuk përfshin shtetasit amerikanë.

Dispozita “Përgjimi” do të mbarojë. Kjo e lejon Agjensinë Federale të monitorojë një person të veçantë, në vend të telefonit apo ndonjë pajisje elektronike. Qeveria mund të ruaj gjurmët e terroristëve të dyshuar pavarësisht se sa telefona celular ata përdorin.

Seksioni 215 i “Aktit Patriotik” mbaron. Ky seksion ka gjeneruar polemika dhe debate të shumta pasi Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) e ka përdorur atë si bazë për të mbledhur të dhënat telefonike të miliona amerikanëve edhe nëse nuk janë të dyshuar për ndonjë krim.

Por edhe nëse ky seksion skadon, NSA nuk do të ndalojë së përgjuari telefonatat, pasi kjo gjë parashikohet në një nga nenet e tij. NSA do të vazhdojë me hetimet e nisura si dhe do të mbledhë informacion më të kufizuar nga telefonat e amerikanëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032531023025513
array(1) { ["section"]=> string(71) "akti-patriotik-i-shba-skadon-sot-a-do-te-ndalojne-pergjimet-e-nsa-12355" }