Aktivistët e Agimit të Artë dhunojnë barbarisht avokaten e njohur

Publikuar tek: bota, më 10:20 08-11-2017 Aktivistët e Agimit të Artë dhunojnë barbarisht avokaten e njohur

Aktivistët e “Agimit të Artë” në Greqi kanë rrahur në mënyrë barbare avokaten greke Eugenia Kouniaki.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet jashtë Gjykatës së Athinës.

Të mërkurën e kaluar avokatja ishte duke dalë nga gjykata bashkë me dy gra dhe në atë moment ajo ka rënë pre e sulmit të aktivistëve.

Sulmi ka ardhur si pasojë e protestave që kishin aktivistët kundër gjyqit që po i bëhej njërit prej anëtarëve të “Agimit të Artë” për sulme që janë bërë më herët.

Avokatja ka thënë se policët në vendngjarje ka qenë të shumtë por asnjë prej tyre nuk ka tentuar të pengojë sulmin.

Janë shoqëruar shumë persona në polici, por ende nuk është identifikuar autori i sulmit.

‘Emrin e tij nuk e di, as nuk e di cili është” , ka deklaruar avokatja.

Edhe një tjetër akt i dhunshëm i këtij grupi ekstremist ka mbetur pa autor. Vetëm pak kohë më parë kujtojme se elementë të këtij grupi kanë ndërhyrë në një paradë në një shkollë greke vetëm se flamuri grek ishte duke u mbajtur nga një nxënëse shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Paradise Papers”, në listë edhe gruaja e zyrtarit të lartë grek
Skandal seksual në kinematografi, aktori i preferuar i vajzave akuzohet për përdhunim »
Article Logic
Execution time: 0.010108947753906
array(1) { ["section"]=> string(71) "aktivistet-e-agimit-te-arte-dhunojne-barbarisht-avokaten-e-njohur-98782" }