Aktivistët sulmojnë ish-kryeministrin farncez, i hedhin miell (Video)

Publikuar tek: bota, më 07:13 23-12-2016

Ish-kryeministri francez, Manuel Valls është sulmuar me miell një ditë më parë.

Incidenti ka ndodhur në Strasburg, ndërkohë që Valls ishte për vizitë për të diskutuar masat e sigurisë pas sulmit në Berlin.

Një aktivist i cili besohet të jetë afërsisht 30 vjeç, ka hedhur miell mbi Valls dhe ka bërtitur “49:3 ne nuk harrojmë”.

Kjo është një referencë për nenin 49 të kushtetutës franceze.

Gjatë kohës që ishte kryeministër, Valls kishte përdorur këtë nen gjashtë herë për të miratuar ligjet pa votën e anëtarëve të parlamentit.

Megjithatë javën që shkoi Valls ka deklaruar se dëshiron të ndërrojë këtë ligj të vjetruar dhe brutal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022428035736084
array(1) { ["section"]=> string(72) "aktivistet-sulmojne-ish-kryeministrin-farncez-i-hedhin-miell-video-63496" }