Aktivisti Altin Hazizaj ka publikuar një foto që siç thotë është nga ato foto që vlejnë sa 1000 fjalë.
Ai tregon se ka shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë për punë, dhe aty ka parë mjeket që janë në frontin e parë të betejës me Covid-19. Në foto shquhen Silva Bino e ISHP dhe Najada Çomo e Infektivit.
“Nuk thone kot 1 foto sa 1000 fjale! Qellova sot ne mengjes te isha per pune ne Ministrine e Shendetesise rreth ores qe perkon me takimin e Grupit teknik te Covid 19 dhe nuk mund ta fshihja kenaqesine sesa shume zonja-mjeke kujdesen per shendetin publik. Nje pjese e tyre jane prekur e kane vuajtur nga Covid, por perseri jane kthyer ne krye te detyres qe kane marr persiper”, shkruan ai.
Më tej, Hazizaj thotë se për sakrificën e tyre mjeket meritojnë nganjë buqetë me lule për jetët e shpëtuara.
“Eshte shume e lehte per ne qe nuk vijme apo nuk jemi pjese e sistemit shendetesor, t'i paragjykojme, te mos t'i kuptojme, por ne fund te fundit, ato jane zeri i ndergjegjes shendetesore dhe i mbrojtjes sone nga ky virus, qe tashme edhe menderisht na ka konsumuar.
Teksa largohesha, nuk mund te mos mendoja sakrificen e tyre humane dhe gjithe kete mund njerez e personal, qe nuk ka te paguar. Mbase duhet çdo mengjes t'ju nisim nje tufe me lule, si te vetmin shperbim per jetet e shpetuara”, shkruan aktivvisti Altin Hazizaj, dhe ndan foton e mëposhtme.