Aktivisti thotë se do largohet përgjithmonë nga Shqipëria, i ndërhyn Basha: Mos ik! Unë prandaj u ktheva, të ftoj të takohemi

Publikuar tek: politike, më 22:41 22-01-2020 Aktivisti thotë se do largohet përgjithmonë nga Shqipëria, i ndërhyn Basha: Mos ik! Unë prandaj u ktheva, të ftoj të takohemi

Një aktivist në rrjetet sociale ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria, përgjithmonë, por kryedemokrati Lulzim Basha i jep shpresë.

Në një postim në gjuhën angleze, aktivisti Robert Skëndo thotë se ka marrë vendimin për t’u larguar përgjithmonë nga Shqipëria. I zhgënjyer ai thotë se në luftën për të ndryshuar gjërat, ai është i vetëm.

Por kreu i PD-së Lulzim Basha i përgjigjet duke i thënë se largimi nga vendi “nuk është zgjidhje”, raporton Newsbomb.al.

Ja postimi i aktivistit dhe përgjigja e Bashës:

Skendo:

Po largohem së shpejti nga Shqipëria – Përgjithmonë. Është e qartë për mua se nuk ndaj më të njëjtat vlera me shumicën e banorëve të Shqipërisë - do të doja të luftoja për t'i bërë gjërat më mirë, por nuk mund ta bëj vetëm. Jam i trishtuar që jam një statistikë tjetër në trashëgiminë e udhëheqjes së keqe politike.

Lulzim Basha:

Robert, ikja nuk është zgjidhje! Bashkë duhet të luftojmë për vendin. Për Shqipërine tonë. Kjo është arsyeja pse u ktheva dhe unë, pikërisht për këtë! Mos u largo. Le të bashkojmë forcat në këtë betejë për Shqipërinë! Të ftoj të takohemi!

Screenshot_1_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070950984954834
array(1) { ["section"]=> string(128) "aktivisti-thote-se-do-largohet-pergjithmone-nga-shqiperia-i-nderhyn-basha-mos-ik-une-prandaj-u-ktheva-te-ftoj-te-takohemi-192868" }