Aktivistja e Vetëvendosjes rebelohet nga Tirana për rrëzimin e qeverisë Kurti: Ata po derdhin shampanjë mbi trupin e Kosovës, i bashkon frika (Deklarata)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 26-03-2020 Aktivistja e Vetëvendosjes rebelohet nga Tirana për rrëzimin e qeverisë Kurti: Ata po derdhin shampanjë mbi trupin e Kosovës, i bashkon frika (Deklarata) Brizida Gjikondi

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Brizida Gjikondi, i ka quajtur tradhtarë të atdheut Thaçin, Mustafën dhe Haradinajn, që rrëzuan me mocion mosbesimi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ajo thotë se ata po derdhin shampanjë mbi trupin e Kosovës, ndërsa shton se i bashkon frika nga e ardhmja, duke u përpjekur t'i japin Kosovës ligësinë dhe fatin e tyre.

" Në Ferrin e Dantes, Tradhëtarët e Atdheut ishin në rrethin më të tmerrshëm, atë të nëntin..

Thaçin, Mustafën, Haradinaj etj i bashkoi e liga dhe frika nga e ardhmja, ligësinë dhe fatin e tyre po përpiqen tja japin Kosovës qoftë dhe përkohësisht.

Shtresëzimi i korrupsionit qelizor ndër vite, pazaret me trojet dhe imunitetet e tyre dihej që Qeveria Kurti do ju bënte skanerin dhe do ju gjente kurën gjithashtu.

Ata sot mund të gëzojnë e derdhin shampanja mbi trupin e drobitur të Kosovës që kurrë nuk ish Atdheu po Biznesi i tyre, Thaçi që është nga të paktët personazhë që në historinë e njerëzimit e meriton psedonimin mund ti fërkoj e ti takoj dhe duart me një skile tjetër si Mustafa, por ata harrojnë se pikërisht aty ku është fillimi fillon dhe fundi.

Albin Kurti, formimi dhe idealizmi i tij si i rraĺlë kujt shqiptari tjetër, i bëjnë nder shqiptarisë, dhe shqiptaria..... nderin përherë e çon në vend të vet", shkruan Gjikondi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092740058898926
array(1) { ["section"]=> string(156) "aktivistja-e-vetevendosjes-rebelohet-nga-tirana-per-rrezimin-e-qeverise-kurti-ata-po-derdhin-shampanje-mbi-trupin-e-kosoves-i-bashkon-frika-deklarata-200110" }