Aktivistja ngre dyshimet: Në banesën e Lalës jeton dhe vëllai jurist në burgun…

Publikuar tek: barometri, më 08:28 31-08-2018 Aktivistja ngre dyshimet: Në banesën e Lalës jeton dhe vëllai jurist në burgun…

Aktivistja e njohur e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi, ka reaguar pas atentatit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Brizida ngre dyshimet se sulmi mund të mos ketë qenë për Klodianën, por për vëllain e saj i cili banon në të njëjtën banesë që u sulmua me kallanikov, dhe mban postin e juristit në burgun e Fushë-Krujës, sipas aktivistes.

“Po tek shtëpia ku është qëlluar kush jeton perveç prindërve pyeta? Më thanë që jeton edhe vëllai që është JURIST I BURGUT TE FUSHES KRUJËS.”

Kjo më bëri që sytë të mos më përlotën, marazi kundër kësaj toke të nëmur për disa por jo për mua, te më ridimensionohet, dhe si shpesh herë heshturazi të falenderoj intuitën time.”- shton Gjikondi. 

Reagimi i plotë:

Sot jam kundër turmës.

Sot jam kundër kujtdo që gojën, tastierën se ka lidhur me trurin po me emocionin naiv e të siperfaqshëm.

Emocionin përtac, të shqiptarve të kësaj epoke, që ashtu si paranë edhe emocionin e marrin kallëp, pa u lodhur, pa vrarë mëndjen, mjaftojnë të kuisin kundër hënës edhe kur dritën ajo se ka të sajën.

Këtë status sot si shumë rrallë herë të tjera po e shkruaj si juriste, jo si qytetare. Sa dëgjova ngjarjen, pa arritur në përfundim emocional, për të mallkuar zotin e te birin e kësaj toke të nëmur për disa por jo për mua, pa mburrur Lalën dhe mbushur sytë me lot, natyrshem direkt telefonova dhe kerkova, disa saktësime. 

A banonte gazetarja Lala tek shtepia qe u qellua ? Jo me thane, ajo banon prej vitesh diku tjeter. 

Pikerisht dhe mbreme kish qene ne shtepine e SAJ me bashkeshortin.

Po tek shtëpia ku është qëlluar kush jeton per vec prinderve pyeta ? me thane qe jeton edhe vellai që është JURIST I BURGUT TE FUSHES KRUJES.

Kjo me beri qe syte te mos me perloten, marazi kunder kesaj toke të nëmur për disa por jo per mua, te me ridimensionohet, dhe si shpesh here heshturazi te falenderoj intuiten time. 

Pshehrëtiva e lehtësuar, gazetaria jonë investigative që ka zbuluar llahtarën e mafies vertikale dhe horizontale në këtë palo shtet shyqyr zotit nuk është vërtet në rrezik. 

Denoncimet e tyre skandaloze dhe prangat falë tyre do vijojnë…… bashkë me to dhe turma e revoltuar dhe emocionale që mafies dhe argatëve të saj po ja tund dhëmballen numer 8 me revoltën e tastirës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024423837661743
array(1) { ["section"]=> string(84) "aktivistja-ngre-dyshimet-ne-banesen-e-lales-jeton-dhe-vellai-jurist-ne-burgun-132712" }