Aktivistja shqiptare nxjerr zbuluar politikanët në Francë: Kalojnë si skutha dhe njerëzit s’i durojnë dot

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:17 15-06-2016 Aktivistja shqiptare nxjerr zbuluar politikanët në Francë: Kalojnë si skutha dhe njerëzit s’i durojnë dot

Aktivistja shqiptare nxjerr zbuluar politikanët që kanë shkuar në Francë për të parë ndeshjen e sotme.

 ‘’Kalojnë si skutha dhe njerëzit s’i durojnë dot’’, tregon Edlira Çepani, teksa pyet: ‘’Të të ndjekin njerëzit gjithë përkushtim, dashuri dhe shpresë, siç ndjekin kombëtaren? Apo të vjedhësh nja ca tendera, të bësh ca lekë të qelbura?

STATUSI I PLOTË:

‘’Sheh avionin e aeroportet plot me tifozë shqiptarë që po ndjekin me përkushtim kombëtaren në Francë, me gjithë zemër e me bluza veshur, me një ndriçim të rralle në sy, ndjekin të shumtë çdo ndeshje të Kombëtares.

Pastaj sheh ca vendimarrësa politikanë tërë p...dhe që kalojnë si skutha dhe sytë e njerëzve që s'i durojnë dot, se ua kanë sjellë në majë të hundës për çdo gjë. Pastaj mendon me vete, çfarë vlen më shumë? Të të ndjekin njerëzit gjithë përkushtim, dashuri dhe shpresë, siç ndjekin kombëtaren? Apo të vjedhësh nja ca tendera, të bësh ca lekë të qelbura (për të blerë ndonjë këpucë ''Armani''), mos të të durojë dot njeri e të mbetesh në histori për padrejtësitë që u ke bërë njerëzve të tu...?! Futboll v/s Politike #ALB’’

edliracepanikombetarja.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029512166976929
array(1) { ["section"]=> string(110) "aktivistja-shqiptare-nxjerr-zbuluar-politikanet-ne-france-kalojne-si-skutha-dhe-njerezit-s-i-durojne-dot-43617" }