Tre shtetas janë proceduar penalisht nga policia në Skrapar, pasi janë kapur duke transportuar me mjete, pllaka guri dekorativ, të cilat dyshohen të nxjerra në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të prodhimit të gurit pllakator, dekorativ në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për 3 shtetas.
Ata janë kapur duke transportuar me mjete, pllaka guri dekorativ, të cilat dyshohen të nxjerra në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës”.