Aktiviteti fizik dhe dieta mbrojnë zhvillimin e tumoreve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:50 07-06-2019 Aktiviteti fizik dhe dieta mbrojnë zhvillimin e tumoreve

Efektet e dobishme të një aktiviteti të rregullt fizik shfaqen në veçanti gjatë lodhjes dhe mungesës së përqendrimit, faktorë që i shoqërojnë të sëmurët gjatë dhe pas kurave.

Ushqimi dhe aktiviteti fizik luajnë një rol rëndësishëm kundër tumoreve, si në fazën fillestare, ashtu edhe në cilësinë e jetës gjatë trajtimeve onkologjike. Aktiviteti fizik mbron zhvillimin e kancerit, veçanërisht në zorrën e trashë dhe gji. Për shembull, vajzat që kryejnë një aktivitet të rregullt fizik kanë më pak probabilitet të sëmuren nga kanceri i gjirit. Të dhënat për pacientët me tumor në gji janë shumë të qarta: sporti mund të mbrojë nga prirja për t’u ripërsëritur dhe mund të ulë vdekshmërinë veçanërisht te gratë obeze ose në mbipeshë.

Një zgjidhje edhe për të moshuarit

Numri i të sëmurëve në moshë të madhe është i lartë dhe si pasojë është edhe më e vështirë për t’i kuruar, kjo sepse vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, marrin shumë ilaçe dhe shpesh shëndeti i tyre është më delikat. Për këtë arsye, terapitë kundër kancerit janë shumë të rënda. Edhe për to një dietë e shëndetshme dhe gjimnastikë në kushtet e shtëpisë mund të jetë një ndihmesë e madhe./ Publikuar nga Anila Kalleshi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021306037902832
array(1) { ["section"]=> string(63) "aktiviteti-fizik-dhe-dieta-mbrojne-zhvillimin-e-tumoreve-167273" }