Aktorët e ndjerë firmëtarë të peticionit, regjisori publikon dokumentet: Përbri emrave të tyre, Rama ka vënë kryqe

Publikuar tek: aktualitet, më 08:31 31-03-2018 Aktorët e ndjerë firmëtarë të peticionit, regjisori publikon dokumentet: Përbri emrave të tyre, Rama ka vënë kryqe Aktorët e ndjere Roland Trebicka dhe Agim Qirijaqi

Nuk heq dorë nga beteja për Teatrin Kombëtar regjisori Kastriot Çipi i cili i ka shpallur luftë të hapur kryeministrit Edi Rama e ministres së tij të Kulturës Mirela Kumbaro.

Çipi vazhdon të publikojë dokumente që tregojnë se si ka abuzuar shefi i qeverisë me pushtetin, që nga viti 1998 e deri sot kur beteja vazhdon.

Ketë herë regjisori publikon një peticion të datës 30 korrik 2002 firmosur nga Bordi i Teatrit Kombëtar i cili akuzon Ramën, asokohe kryetar bashkie i Tiranës për abuzim lidhur me shpalljen e konursit për projekte ndërtimi të TK.

Peticioni është firmosur edhe nga aktorët Roland Trebicka dhe Agim Qirjaqi bashkë me skenografin Shaban Hysa të cilët sot nuk jetojnë më.

“Aktoret Roland Trebicka dhe Agim Qirjaqi, si edhe skenografi Shaban Hysa nuk janë më. Përbri emrave të tyre, Edi Rama ka vënë kryqe. Por të tjerët jane gjallë, per fatin tonë të mirë. Ata sot mund të deshmojne se lufta e nisur me 1998 vazhdon ende.Edi Rama nuk do të jete në pushtet aq gjatë sa të vërë kryqe përbri të gjithë emrave tanë”, shkruan regjisori Çipi ndërsa ndan dokumentet e Peticionit të Bordit të Teatrit Kombetar kundër Edi Ramës.

k.jpgk1.jpg

k2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e papritur e agjentit shqiptar të FBI, 1 vit më parë Hamdi Kosturi humbi të atin
Arrestohen dy kontrabandistët fierakë, çfarë zbuloi hetimi (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.015061140060425
array(1) { ["section"]=> string(118) "aktoret-e-ndjere-firmetare-te-peticionit-regjisori-publikon-dokumentet-perbri-emrave-te-tyre-rama-ka-vene-kryqe-115140" }