Aktorët e Teatrit Kombëtar festojnë dy gëzime në një ditë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:25 18-03-2016 Aktorët e Teatrit Kombëtar festojnë dy gëzime në një ditë

Paraditja në Teatrin Kombëtar ka nisur me buzëqeshje sot. Aktorët e teatrit kanë festuar dy gëzime në një ditë, ditëlindjen e aktores Adelina Muça ku nuk ka munguar torta, lulet dhe shampanja, gjithashtu ata do të luajnë shfaqen "Sonte do të luajmë pa tekst "në Teatrin Kombëtar.

Aktorja Olta Gixhari  ka publikuar një foto në të cilën aktorët duken të qeshur dhe të bashkuar me njëri-tjetrin dhe bashkangjitur me të shkruan:

 “Sot kishim dy gëzime në një mëngjes,në Teatrin Kombëtar filluam provat për shfaqjen sonte, do të luajmë "Sonte do të luajmë pa tekst " me regjisore Driada Dervishi dhe ditëlindjen e aktores Adelina Muça, tortë, qiri, shampanjë, lule, gezim, festë. Stafi jonë ju përqafon,shihemi në teatër.”

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027550220489502
array(1) { ["section"]=> string(63) "aktoret-e-teatrit-kombetar-festojne-dy-gezime-ne-nje-dite-35435" }