Aktori Bill Cosby del përpara gjykatës, rrezikon 10 vite burg

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:21 31-12-2015 Aktori Bill Cosby del përpara gjykatës, rrezikon 10 vite burg

Aktori i njohur komik Bill Cosby doli të mërkurën para një gjykate në Pensilvania lidhur me akuzat kriminale që vijnë nga prentendimet e një gruaje për veprime seksuale të padëshiruara në vitin 2004.

Prokurorët njoftuan se zoti Cosby akuzohet për “sulme provokuese të padëshirueshme”.Nëse gjendet fajtor, ai mund të përballet deri me 10 vjet burgim dhe gjobë 25 mijë dollarë, shkruan Voa.

Rasti në fjalë ka të bëjë me një punonjëse të Universitetit Temple e cila i tha policisë se Cosby e kishte droguar dhe pastaj e kishte dhunuar atë në shtëpinë e tij pranë Filadelfias.Ajo fillimisht e kishte raportuar zotin Cosby në vitin 2005 por policia nuk kishin pranuar të ngrinte akuza.

Akuzat e ngritura sot janë rezultat i fakteve të reja që dolën në dritë në korrik të këtij viti. Komediani 78 vjeçar, Bill Cosby, i ka hedhur poshtë akuzat nga disa gra të cilat e kanë akuzuar atë për sulme seksuale dhe përdhunime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11849498748779
array(1) { ["section"]=> string(66) "aktori-bill-cosby-del-perpara-gjykates-rrezikon-10-vite-burg-28943" }