Aktori i 82 filmave shqiptar feston 82-vjetorin, Teatri i Korçës surprizon të mirënjohurin Dhimitër Orgocka

Publikuar tek: kulture-art, më 16:42 22-10-2019 Aktori i 82 filmave shqiptar feston 82-vjetorin, Teatri i Korçës surprizon të mirënjohurin Dhimitër Orgocka

Ditën e sotme aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka ka ditëlindjen. Ai mbush plot 82 vite dhe për këtë ditë të veçantë në jetën e Orgockës është kujdesur aktorja korçare Zamira Kita.

Në emër të teatrit të Korcës, aktorja i ka organizuar një festë surprizë mes miqve, familjarëve dhe të afërme.

Kujtojmë që Dhimitër Orgocka është gjithashtu regjisor me karrierë të pasur në teatrin "A.Z. Çajupi" në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime. Këtu mund të përmendim, Bani Bashari tek  Njerëz në rrymë - (1989), Damo Bregu në Përsëri pranverë - (1987), Riza Ostrovica në Dasëm e çuditëshme - (1986), Xha Fanja në Asgjë nuk harrohet - (1985), Zoti Misir në Gjeneral gramafoni - (1978), babai i Skenderit dhe Luanit tek Pas gjurmëve - (1978), Toger Antonio tek Rrugicat që kërkonin diell - (1975), apo, Bato Kolaneci  tek Yjet e netëve të gjata - (1972).

Orgocka mban titullin “Artist i Merituar” dhe  është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Korçë.

75594399_419834655325869_6477179559929184256_n.jpg

download (1).jpg

download.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024647951126099
array(1) { ["section"]=> string(113) "aktori-i-82-filmave-shqiptar-feston-82-vjetorin-teatri-i-korces-surprizon-te-mirenjohurin-dhimiter-orgocka-183077" }