Aktori Jul Deda bën “paqe” me Bashkinë e Tiranës, rikthehet te këndi i lojërave

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:23 18-10-2017 Aktori Jul Deda bën “paqe” me Bashkinë e Tiranës, rikthehet te këndi i lojërave

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ishte një nga ata që gati dy vite më parë u pozicionua krah opozitës, kundër projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit më të madh të fëmijëve në kodrat e Parkut të Madh të Liqenit. Ai nuk nguroi që të bëhej pjesë e protestave kundër lodrave, ndërsa  shpesh herë nëpërmjet mediave virtuale të kritikonte Bashkinë për atë projekt.

Por kalimi i kohës duket se ka kthjelluar dhe bindjen e Dedës se këndi i lojërave ishte gjeja e duhur, dhe ashtu si disa të tjerë që më parë e kundërshtuan këndin, është bërë një nga frekuentuesit e përhershëm të këtij këndi. Aktori e ka zbuluar vete këtë fakt teksa ka publikuar një foto ku ka dalë së bashku me një nga punonjëset e bashkisë në ambientet e këndit të lojërave.

“Kjo zonja këtu është Xhevi. E qeshur dhe e palodhur. E shoh çdo mëngjes duke punuar fort, që ne mëndjemëdhejtë ta gjejmë pastër ambjentin. Respekt për të”, shkruan në facebook aktori i njohur i humorit Jul Deda, që vitet e fundit është angazhuar edhe në politikë në radhët e Partisë Demokratike.

xhhhhhhhhhhhhhh.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028053998947144
array(1) { ["section"]=> string(82) "aktori-jul-deda-ben-paqe-me-bashkine-e-tiranes-rikthehet-te-kendi-i-lojerave-96278" }