Aktori reagon për sherrin në teatër: Nuk kishte një inspektor salle që ta nxirte jashtë?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:52 16-01-2016 Aktori reagon për sherrin në teatër: Nuk kishte një inspektor salle që ta nxirte jashtë?

Aktori i njohur Erand Sojli ka reaguar pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme në ambientet e Teatrit Kombëtar mes drejtorit të këtij institucioni dhe një gazetari.

Sojli ironizon këtë ngjarje duke e lidhur atë edhe me gjendjen dhe kushtet në të cilat ndodhet Teatri Kombëtar.

“Turp dhe lavdi për imazhin e teatrit kombëtar. A ishin në teater këta njerez apo në klub kaubojsash? Mos ja lini të gjitha drejtorit. Ai nuk mund ti bëjë të gjitha vetë. Edhe regjisor edhe drejtor edhe ruajtës rendi brenda në salle. Kaq i varfër është TK sa mos ketë një inspektor salle që ta nxirte jashtë?”-, shkruan aktori.

Televizioni Abc Neës akuzoi dje drejtorin e ‘TK’, Hervin Çuli, se kishte dhunuar një prej gazetarëve të pranishëm në sallë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022855997085571
array(1) { ["section"]=> string(92) "aktori-reagon-per-sherrin-ne-teater-nuk-kishte-nje-inspektor-salle-qe-ta-nxirte-jashte-30173" }