Aktori shqiptar rrëfen historinë e trishtë të gjyshit, publikon foton e shkrepur një ditë para masakrës së 4 shkurtit

Publikuar tek: aktualitet, më 21:01 04-02-2018 Aktori shqiptar rrëfen historinë e trishtë të gjyshit, publikon foton e shkrepur një ditë para masakrës së 4 shkurtit

Aktori i njohur Erand Sojli, në këtë përvjetor të masakrës së 4 shkurtit të 1944-ës, rrëfen historinë e gjyshit të tij Xhemal Sojli, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë pasi u rrëmbye nga autorët e kësaj masakre.

“Edhe sot e kësaj ditë emri nuk i përmendet sepse ata që fituan luftën bëjnë edhe historinë”, shkruan ndër të tjera Erand Sojli.

Postimi i plotë:

Kjo foto ka një histori unike. Është bërë në datën 3 shkurt 1944. Në këtë foto janë Greta & Xhemal Sojli. Ne mbrëmje të po kësaj dite Xhemal Sojli u rrëmbye në shtepinë e tijë nga autoret e masakrës së 4 shkurtit si një patriot i cili financonte pa kursim luftën antifashiste. Baza kryesore e atyre burrave që HOXHA i zhduku një nga një në pabesi. Trupi i këtij burri nuk u gjet kurrë, e vetmja gjurmë që u gjet nga masakra ishte palltoja që ka veshur, në xhepin e së cilës u gjet fatura e fotografisë bërë atë mëngjes. Sot është 4 shkurt. Dita përkujtimore e kësaj masakre. Gjej rastin të ngushëlloj të gjithë familjet e atyre patriotëve që u zhdukën atë natë. Të rrojmë e ti kujtojmë. Ky burrë që na la trashëgimi punët e mira dhe heshtjen. Dashurinë për kombin dhe për flamurin shkoi në heshtje për 70 vjet. Edhe sot e kësaj dite emri nuk i përmendet sepse ata që fituan luftën bëjnë edhe historinë. Histori fitimtarësh me të varfër dhe pa intelektuale pa të pasur vetem komunistat shqiptar mund të shkruajnë. Poshtë varferia, poshtë injoranca. Rroftë kombi. Rroftë Flamuri. Lavdi dëshmorëve të 4 shkurtit.

asfdwergwergh4g4b.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet një tjetër zyrtar i ARRSH, në kërkim drejtori: Ja si tallej në Facebook me Tiranë-Elbasan (EMRAT)
Kërcënoi me armë punonjësit e gurores ku punonte, arrestohet 21-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.011990070343018
array(1) { ["section"]=> string(123) "aktori-shqiptar-rrefen-historine-e-trishte-te-gjyshit-publikon-foton-e-shkrepur-nje-dite-para-masakres-se-4-shkurtit-109138" }