Aktorja e njohur kërcënohet me jetë, politikani ofron 1.5 milion dollarë për kokën e saj

Publikuar tek: bota, më 08:58 23-11-2017 Aktorja e njohur kërcënohet me jetë, politikani ofron 1.5 milion dollarë për kokën e saj

Aktorja indiane Deepika Padukone është me të vërtetë në rrezik, pas pjesëmarrjes së saj në filmin “Padmavati”, ku luan rolin e një mbretëreshe Hindu që dashurohet më një mbret mysliman.

Ky rol ka sjellë një reagim të ashpër nga grupet ekstremistë hindu që janë në Indi.

Por në rrezik është dhe regjisori i filmit, Sanjay Leela Bhansali pasi një nga politikanët e partisë qeverisëse të Indisë ka vendosur 1 milion pound shpërblim për këdo që sjell kokën e tij dhe natyrisht të aktores Deepika Padukone.

Në një deklaratë për “Mumbai Mirror” aktorja është shprehur se nuk ka frikë.

‘Si një grua apo artiste ndihem e nevrikosur, por jo e frikësuar. Nuk e kam njohur kurrë frikën”, thotë aktorja e njohur në deklaratë.

Deepika Padukone është shpallur gruaja më e bukur indiane në vitin 2015 ndërsa momentalisht bukuroshja 31-vjeçare është një ndër aktoret më të kërkuara dhe më të paguara në Bollywood.

 

Indian-Bollywood-actress-Deepika-Padukon.jpg

1136-Deepika-Padukone-Without-Makeup.jpg

c416a9653f0dd49d58c555fb6a4ec7ba--deepika-padukone-makeup-dpc.jpg

deepika-padukone-images-3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Singapori me autobusë pa shoferë në vitin 2022
Trump i quajti sponsorizues të terrorizmit, reagon Korea e Veriut »
Article Logic
Execution time: 0.0095629692077637
array(1) { ["section"]=> string(94) "aktorja-e-njohur-kercenohet-me-jete-politikani-ofron-1-5-milion-dollare-per-koken-e-saj-100584" }