Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi ka lajmëruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka deklaruar se do të jetë pjesë e listës së e Lëvizjes Vetëvendosje si kandidate në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Matoshi ka dhënë edhe arsyet se pse ka vendosur që të merret me politikë.
“Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë̈ zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë̈ referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë̈.
Në këto zgjedhje, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta kem numrin 60. Nëse e lexoni mbrapsht numrin 60, pra 06 është numri i Gjilanit tim.
Faleminderit që më keni qëndruar afër e uroj që të ua zbardhi fytyrën përherë̈.
E juaja,
Adriana",- shkruan aktorja.