Aktorja e njohur turke alarmon fansat, shtrohet me urgjencë në spital e sëmurë rëndë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:00 24-01-2021 Aktorja e njohur turke alarmon fansat, shtrohet me urgjencë në spital e sëmurë rëndë Neslihan Atagul

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagul ka alarmuar fansat e saj me postimin e fundit në rrjetet sociale.  

Aktorja e njohur si Nihan në serialin “Kara Sevda” është dërguar me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Në rolin e fundit në serialin “Vajza e Ambasadorit”, ajo ka shkruar se nuk do të mund ta vazhdoj për shkak të sëmundjes.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë i them lamtumirë Nares, të cilën unë e ndjeva deri në qelizat e mia ndërsa luaja. Edhe pse e tolerova problemin që kisha prej kohësh, trupi im nuk tregoi atë tolerancë ndaj meje. Kam nevojë për pak pushim. Përshëndes ekipin tim të serialit “Vajza e Ambasadorit! Faleminderit djema. Faleminderit audiencës sonë. Ju gjithmonë na keni mbështetur. Shihemi në histori të tjera sa më shpejt të jetë e mundur…”, shkruan aktorja.

Aktorja mësohet nga mediat turke se vuan nga koliti spastik dhe mjekët e kanë këshilluar atë të kujdeset për ushqimin, duhet të pakësojë stresin dhe të mos konsumojë lëndë ushqyese jo natyrale dhe me pesticide.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Oriola Marashi publikon FOTO provokuese nga pishina, tregon gjoksin para kamerave
»
Article Logic
Execution time: 0.012362957000732
array(1) { ["section"]=> string(90) "aktorja-e-njohur-turke-alarmon-fansat-shtrohet-me-urgjence-ne-spital-e-semure-rende-236247" }