Aktorja-komediane, Ellen Page ka pranuar publikisht orientimin e saj seksual.
Në një status në rrjetet sociale, kanadezja ka pranuar se është transgjinore, duke ndryshuar edhe emrin e saj në Elliot.
"Përshëndetje miq, unë dua të ndaj me ju se unë jam trans, përemrat e mi janë ai/ata dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë. Të jem këtu dhe të bëj këtë në jetën time,"- shkruan mes të tjerash aktorja.
33-vjeçarja debutoi në një film kinematografik në vitin 1997, teksa u bë e famshme në 2006 ku luajti personazhin e Juno në krah të Michael Cera.
— Elliot Page (@TheElliotPage) December 1, 2020