Aktorja e ‘Seksi dhe Qyteti’ hedh kandidaturën për guvernatore të New York

Publikuar tek: bota, më 17:16 25-03-2018 Aktorja e ‘Seksi dhe Qyteti’ hedh kandidaturën për guvernatore të New York Cynthia Nixon

Ajo ishte njëra prej katër aktoreve kryesore të filmit ‘Seksi dhe qyteti’, rol për të cilin u vlerësuar edhe me çmimin ‘Aktorja më e mirë suportive” në ceremoninë e Emmy, ndërsa sot ajo është një nga politikanet me të rëndësishme të New York.

Bëhet fjalë për Cynthia Nixon ose Miranda siç e njohim të gjithë ne.

Ajo hoqi dorë nga aktrimi disa vite më parë, derisa vetëm para një jave shpalli kandidaturën për guvernatore të New York.

“Unë e dua New York-un dhe sot po shpall kandidaturën time për guvernatore”, ka deklaruar Nixon në Twitter, duke i dhënë fund thashethemeve për përfshirjen e saj në politikë.

Nixon do të kandidojë për palën demokrate, ndërkohë që kundërshtari i saj i vetëm është shkrimtari Andrew Cuomo.

Cynthia Nixon njihet si një aktiviste e rregullt demokrate, e cila ngriti zërin për martesat brenda të njëjtit seks.

download_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010403156280518
array(1) { ["section"]=> string(79) "aktorja-e-seksi-dhe-qyteti-hedh-kandidaturen-per-guvernatore-te-new-york-114507" }