Aktorja e “Sex And The City” ka një dhunti të fshehtë, zbulojeni për çfarë bëhet fjalë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:59 13-09-2016 Aktorja e “Sex And The City” ka një dhunti të fshehtë, zbulojeni për çfarë bëhet fjalë

Sarah Jessica Parker, jo vetëm që di të aktrojë por di edhe të këndojë gjithashtu.

Aktorja e filmit “Sex And The City”, për herë të parë ka kënduar në shfaqjen muzikore në Broadway “Annie”, në vitin 1979. Asokohe ishte vetëm 14 vjeçe, por për 37 vjet rresht ajo nuk ka kënduar më.Të paktën jo publikisht.

Pas kaq shumë vitesh, në njëfarë mënyre ajo i rikthehet sërish këngës, pasi në filmin e saj më të ri vjen në rolin e një këngëtareje. Lajmi bëhet i ditur nga “Hollywood Reporter”.

Në qendër të këtij filmi, i cili akoma nuk ka një titull, qëndron një këngëtare e cila përballet me një diagnozë mjekësore që do t’i ndryshojë jetën. Gjendja e saj shëndetësore e detyron këngëtaren të rikrijojë lidhjet me të afërmit e saj. Por Sarah, kësaj radhe vjen jo vetëm si aktorja kryesore por gjithashtu edhe si producente. Akoma nuk ka një datë të saktë, por xhirimet e filmit do të nisin në fillim të dimrit, në Manhatan.dajana.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023723125457764
array(1) { ["section"]=> string(89) "aktorja-e-sex-and-the-city-ka-nje-dhunti-te-fshehte-zbulojeni-per-cfare-behet-fjale-52795" }