Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthimi i C4 në Durrës, i zoti i shtëpisë është kushëriri i Nuredin Dumanit, vrasësit të 5 personave (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Shpërthimi i C4 në Durrës, i zoti i shtëpisë

Bujar Çela - Nuredin Dumani - Tao Çela

Mbrëmjen e sotme një sasi lënde plasëse shpërtheu në oborrin e Skënder Hoxhës, i cili mësohet se është kushëriri i Nuredin Dumanit, të akuzuar për vrasjen e 5 personave.

Nga shpërthimi i vogël nuk ka pasur dëme materiale si dhe as të lënduar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Por kush është Nuredin Dumani:

Sipas policisë, Nuredin Dumani akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, ky i fundit in përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Policia dyshon se ka qenë pikërisht Dumani ai që ka qëlluar ndaj Bujar Çelës, ndërsa urdhri është dhënë nga Erion Alibej.

Dumani dyshohet gjithashtu se është i përfshirë edhe në dy ngjarje të rënda në Durrës. E para lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkodës, ndërsa ngjarja tjetër, me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia po në qytetin e Durrësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese