Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident në Vlorë! Makina përplaset me motorin, plagoset një person

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Vlorë! Makina përplaset me motorin, plagoset një
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Transballkanike, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të aksidentit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese